Merih Demiral ishte heroi i mbrëmshëm i Turqisë.
Qendërmbrojtësi turk shënoi të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Austrisë, e cila ia siguroi edhe kualifkimin në cerekfinale.
Megjithatë festa e Demiral ka bërë që UEFA të nis hetimet ndaj tij.
Ai festoi duke bërë një simbol ultra-nacionalist turk. Autoritetet gjermane e konsiderojnë këtë grup antisemitik dhe racist.
“Në lidhje me ndeshjen e raundit të 1/8 të Kampionatit Evropian të UEFA-s 2024 ndërmjet Austrisë dhe Turqisë të luajtur më 2 korrik 2024 në Leipzig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s në lidhje me pretendimet e papërshtatshme dhe sjelljet e lojtarit të Federatës Turke të Futbollit, Merih Demiral”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.