Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes.
Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku një 27-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka sulmuar fizikisht për shkak të parave.
Rasti ndodhi në vendin e punës të viktimës, ku i biri i shkoi dhe ia kërkoi 5 euro dhe pasi ai s’ia dha, i riu iu vërsul duke e shtyrë, çka e detyroi atë të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…