Agjencia britanike e Inteligjencës ka shkruar të hënën se gjeneralët rusënë terren nuk po e bëjnë hesap ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Kjo ka bërë, që ai edhe të humb nga reputacioni i tij në Kremlin.
“Gjeneralët rusë dhe ushtarët me përvojë në terren, ndoshta, gjatë përparimit të dobët në fushën e betejës, talleshin me Shoigun për menaxhimin e tij joefektiv të rrjedhës së luftës”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në raportin e përditshëm për luftën në Ukrainë.
“Ministri rus i mbrojtjes ka luftuar prej kohësh kundër reputacionit të tij për mungesë të konsiderueshme të përvojës ushtarake, pasi ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në sektorin e ndërtimit dhe Ministrinë e Situatave të Emergjencave”, thuhet tutje në raport.
Sipas mediave, presidenti rus Vladimir Putin, po e anashkalon Shoigun dhe po informohet për luftën direkt nga terreni.