Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka përkrahur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.
Ai në një intervistë të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini, tha se ky vendim duhet të përkrahet e të zbatohet nga të gjithë.
“Unë konsideroj që Gjykata Kushtetuese është treguar mjaft e përgjegjshme në vendimin e saj. Vendimi duhet të përkrahet e duhet zbatohet nga të gjithë.”
Ai thotë se ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë, pasi vendimet e instances më të lartë të drejtësisë në Kosovë, ne duhet ti repsketojmë siç duhet ta repsketojmë Republikën e Kosovës.
Mustafa gjithashtu tha se seancat e Kuvendit duhet të mbahen sepse nuk ka askush te drejtë që ta pengoj Kuvendin që ta bëjë punën e vetë.