Ish-spiuni britanik, Christopher Steele, ka folur për gjurmimet e tij rreth pretendimeve që ish-presidentit i SHBA-së, Donald Trump dhe atij aktual të Rusisë, Vladimir Putin, mund të kenë pasur lidhje të fshehta përgjatë kampanjës zgjedhore të 2016-s.
Steele deklaroi se, e para ishte që rusët po interferonin në kampanjën zgjedhore dhe e dyta, lidhjet ishin mes Trumpit dhe Rusisë zyrtare.
Hulumtimi i Steele u financua nga demokratët, duke shtuar se informatat i ka nga një grumbull burimesh, raporton AP.
Në vitin 2019 ishin ngritur dyshime se ekziston një video-kasetë ku shihet ish-presidenti Trump në një hotel në Rusi, duke shikuar dy prostituta teksa “urinonin në shtratin e Obamëve”. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në 2013-n kur Trump po vizitonte Moskën për të ndjekur “Miss Univers”.
I pyetur se ekziston kjo kasetë, ish-spiuni ka thënë se mund të jetë diku, por që nuk është i sigurt plotësisht.