SPORT

Kampion Europe me U19, Luis Hasa lë Italinë dhe zgjedh kombëtaren shqiptare

Një talent premtues pritet t’i bashkohet shumë shpejt kombëtares shqiptare. Emri i tij është Luis Hasa, i cili edhe pse i lindur dhe rritur në Itali, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, edhe pse ka qenë pjesë e moshave të Italisë.

Mesfushori i lindur në vitin 2004 nga Sora në fakt ka vendosur të pranojë një thirrje në ekipin kombëtar të Shqipërisë, vendin e origjinës së prindërve të tij; një vendim i bërë zyrtar edhe nga FIFA në platformën që lidhet me ndryshimet e federatave ndërkombëtare të lojtarëve të regjistruar.

Hasa edhe pse shumë i ri në moshë, në karrierën e tij ka luajtur në disa prej klubeve më me emër në Itali. Pasi kaloi ekipet e të rinjve të Juventusit, u transferua te Lecce dhe më pas u ble nga Napoli verën e kaluar, të cilët e kanë huazuar në Toskanë për të marrë më shumë minuta.

Aty, Luis Hasa po dëshmon të jetë një nga organizatorët më të qëndrueshëm, duke shënuar 5 gola dhe 3 asistë në 25 paraqitje. Në vitet e fundit, Hasa ka veshur fanellën e ekipit kombëtar të Shqipërisë nën 15 vjeç dhe ato të ekipeve kombëtare italiane nën 19 vjeç (21 paraqitje), nën 20 vjeç (5 paraqitje) dhe nën 21 vjeç (3 paraqitje).

Në vitin 2019 fitoi Europianin Under 19 dhe u shpall Lojtari i Turneut.

Pa dyshim, i riu Luis Hasa pritet të jetë një vlerë e shtuar e kombëtares shqiptare që me talentin e tij premton shumë për të ardhmen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago