Ambasadori Kosnett kundër ligjit për UÇK-në, thotë se duhet fokusim në ekonomi e pandemi.
Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohen me ligj.
Për këta arsye u hartua edhe projektligji dhe i nejti pas votimit në qeveri shkoi në Kuvendin e Kosovës.
Edhe anëtarët e Komisionit për u pajtuan me përmbajten e këtij projektligj në mbledhjen e fundit që e mbajtën.
Por kur Projektligji për mbrotjen e Vleraave të Luftës, pritej të shkoj në votim, erdhi një reagim nga ambasada amerikane.
Ky reagim nga ambasadori Kosnett, ka befasuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Të njëjtin mendim me Gucatin e kanë edhe nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.
E as vetë iniciuesi i këtij projektligji, deputeti Gazmend Bytyqi nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se nuk e di arsyen e këtij reagimi.
Sipas tij ky projektligj nuk ndikon aspak në Gjykatën Speciale apo në ndonjë proces tjetër.
Megjithatë, ai shprehet i bindur se i njëjti duhet të procedohet dhe të votohet në Kuvendin e Kosovës.