Njohja e Greqisë për pavarësinë e Kosovës do të ishte një provë që Athina është e gatshme të luajë një rol kryesor rajonal në Ballkan, thotë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë ekskluzive me To Vima.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte provë që është e gatshme të luajë një rol kryesor rajonal në Ballkan”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën greke “To Vima”.
Kurti ka thënë se Greqia duhet të jetë në anën e popullit të Kosovës dhe të mbështetë atë.
“Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj dhe qëndrimin pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit në rajon dhe Europë. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, të cilin Greqia e ka dëshmuar përsëri me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës dhe të zgjasë dorën për mbështetje. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe të ardhmes afatgjate të përbashkët”.
“Kosova dëshiron të ndërtojë lidhjet historike midis popujve tanë dhe të forcojë marrëdhëniet vëllazërore afatgjata me Greqinë, si një element i rëndësishëm i stabilitetit rajonal afatgjatë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Greqisë. Duke pasë parasysh peshën rajonale të Greqisë, si dhe frymën e bashkëpunimit në rajon, ne do të mirëpresim vendimin për njohjen e Kosovës”.
Kurti ka thënë se marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Greqi po forcohen.