Lumi i rrëmbyeshëm rrëzoi një shkëmb në Peru, ra sipër urës ku ndodheshin disa persona

Ura në Peru ku ndodheshin disa persona, është shembur si pasojë e shkëmbit të rrëzuar, që i ra sipër, por për fat të mirë nuk la ndonjë të lënduar.

Fatkeqësia natyrore ndodhi në Ayacucho, si pasojë e lumit të rrëmbyeshëm që doli nga shtrati, shkaku i fryrjes së tepërt nga shirat e pandërprerë që zgjatën rreth 12 orë.

https://www.facebook.com/ABCNews/videos/586923938770518/

Në filmimin rrëqethës, shihet se si pjesët e rrugës gërryhen nga uji, derisa një sipërfaqe e shkëmbit thyhet dhe bie mbi urën, që thuhet se është ndërtuar para tri vitesh.

Si pasojë e shirave, rrugët e qytetit janë vërshuar, duke iu shkaktuar probleme shoferëve dhe kalimtarëve të shumtë.

Njësitet e ushtrisë janë mobilizuar, që t’ju dalin në ndihmë banorëve, shtëpitë e të cilëve janë mbushur me ujë dhe i kanë ngujuar brenda, transmeton telegrafi.

Raportohet se ka dëme të mëdha në të mbjellat bujqësore, ku llogaritet se janë dëmtuar rreth 50 për qind e patateve dhe grurit që e kanë mbjellë bujqit.