Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka shkuar te foltorja e Kuvendit dhe ka penguar fjalimin e deputetit të VV-së, Enver Dugolli. Ai ka goditur pjesën e foltores duke krijuar zhurmë.
Ndërkaq pjesa tjetër e opozitës ka vazhduar të godasë tavolinat dhe të fishkëllejë.
Të njëjtën gjë ia ka bërë edhe ministrit të Financave, Hekuran Muratit.