Martin Vulaj: Dështimi i takimit Kosovë-Serbi ne SHBA nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar!

Në një interviste për emisionin Ballkan në Abc News, ish kryetari i Këshillit shqiptaro-amerikan në SHBA, Martin Vula është shprehur se publikimi i akt-akuzës së Thaçit ishte një çështje e planifikuar.

“(Publikimi i akt-akuzës ndaj Thaçit) ishte e qartë se nuk ishte një lajm i rastësishëm, por i planifikuar për të sulmuar procesin që ka iniciuar Shtëpia e Bardhë.”

Vulaj nuk pranon të komentojë se kush e ka planifikuar këtë…

“Pa një Shqipëri të fortë, edhe pjesa tjetër e shqiptarëve, edhe në Kosovë, edhe në Mal të Zi, edhe në Maqedoni, nuk mund të konsolidohen si duhet dhe nuk mund të forcohen.”