Po planifikonte të martohej në muajt e ardhshëm, por një aksident i rëndë I mori jetën djaloshit shqiptar në Itali.
Kevin Mustafa ishte nisur të takonte të fejuarën e tij, në Bergamo, por teksa shkonte të mbushte motorrin e tij me naftë, është përplasur me një mjet tip Citroen.
Por goditjen fatale e ka marrë teksa ishte i rrëzuar në rrugë, kur një mjet tip Lancia e goditi fatalisht duke I marrë edhe jetën.
21-vjecari jetonte në një ndërtesë në Via Roma në Terno d’Isola , një komunë në zonën e Bergamos, me nënën e tij Fagny Moreira, me origjinë nga Ekuadori, e cila e kishte birësuar që të vogël.
“Ajo e rriti atë vetë, gjithçka ishte për të – këto janë fjalët e një miku të familjes të raportuar nga BergamoNeës -. Si të gjithë 20-vjeçarët, Kevin donte të ndihej i pavarur.
Kevin Mustafa ishte diplomuar në institutin teknik në Dalmine. Më pas puna e tij e parë si teknik në Brembo dhe kohët e fundit ai po fillonte një përvojë të re në Deco të Urgnano.