Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.
Rukiqi ka thënë se çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë do të jetë fatale për ekonominë.
Ai është shprehur në luftën me pandeminë duhet të ndërmerren masa ndaj biznesve që nuk respektojnë rregullat e jo në kurriz të ekonomisë.
“Nese gjendja e jashtezakonshme shpallet per te mundesuar masa me te rrepta ne luften me pandemine, atehere keto masa te mos ndermerren ne kurriz te ekonomise ne teresine e vet. Masat duhet te ndermerren ndaj atyre bizneseve qe nuk respektojne rregullat dhe masat parandaluese”, ka shkruar Rukiqi.
Postimi i Plotë:
Per gjendjen e jashtezakonshme: Mbyllja e bizneseve na dergon ne kataklizem ekonomik
1) Çdo gjendje e jashtezakonshme, qe perfshin mbyllje te bizneseve, do te jete fatale per ekonomine;
2) Nese gjendja e jashtezakonshme shpallet per te mundesuar masa me te rrepta ne luften me pandemine, atehere keto masa te mos ndermerren ne kurriz te ekonomise ne teresine e vet. Masat duhet te ndermerren ndaj atyre bizneseve qe nuk respektojne rregullat dhe masat parandaluese
3) Çdo dekret/ligj çer gjendjen e jashtezakonshme, duhet te perfshij, zbatimin obligativ te dispozitave te forces madhore ne marredheniet kontraktuale ne raportet e biznesit me bizneset tjera, te biznesit me bankat, te biznesit me organet shteterore. Pra duhet te vendoset moratorium ne çdo obligim qe bizneset kane ndaj paleve te treta;