SPORT

“Mezi e pres Italinë”, Asllani mesazh axurëve: Nuk na llogarisni, por do ju surprizojmë

Nga Gjermania ku kombëtarja shqiptare është akomoduar dhe po zhvillon fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e parë të grupit përballë Italisë, Kristjan Asllani nuk ka nguruar të shprehë besimin për suksesin e Shqipërisë.

Në një intervistë për mikrofonin e “Sportmediaset”, kampioni zikaltër u përqendrua dhe kombëtarja dhe Euro2024, teksa u pyet edhe për Interin e tij, me të cilin triumfoi në Seria A.

Asllani nënvizoi me bindje se kuqezinjtë do të jenë surpriza në Gjermani, edhe pse grupi B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë është cilësuar si grupi i ferrit.

“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”, tha Asllani.

Sa i përket eksperiencës me Interin, ku gjatë këtij sezoni iu besuan më shumë minuta nga tekniku Inzaghi, mesfushori elbasanas nuk e mohoi dëshirën për të triumfuar vitin e ardhshëm në Champions League.

“Scudetto në derbi? E bukur, kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na u shpërblye puna që kemi bërë gjatë gjithë këtij viti. Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri shokët te Interi, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jemi një grup i bashkuar”, deklaroi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago