Gazetari kosovar dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, ka treguar mbrëmë se si një ministër i Qeverisë Kurti, me të cilin ka njohje shumë të vjetër, nuk i kishte folur edhe pse kishte kaluar shumë afër tij në një restorant në Prishtinë.
“Njeri që veç sa s’kam flejt me të në krevet, kaloj kah unë e nuk më përshëndeti”, ka treguar Zeka në Kanal 10 për një ndodhi të tillë.
Megjithatë Zeka thotë se s’do ta zbulojë emrin se cili është ai ministër, meqë thotë se përmendja e emrave po i nxjerr probleme me nusen.
“Ja kam dhënë fjalën nuses sime që nuk do të flasë me emra, sepse e kemi pasur një përplasje të fuqishme me të, sepse po më thotë që ti po flet me emra e pastaj po të gjuhen”, ka vazhduar rrëfimin Zeka.