Nga tetë sa ishte, shkon në vetëm dy orë pritja në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se janë reduktuar pritjet për dalje në vendkalimet kufitare të Kosovës.

Nga gati 8 orë sa prisnin mëngjesin e sotshëm qytetarët për të dalë jashtë Kosovës, tani në Merdare pritjet janë deri në dy orë e gjysmë.

Në ndërkohë në pikën kufitare në Jarinje pritjet janë deri në 3 orë.

Deri në tri orë qytetarët po presin për të dalë nga Kosova edhe në Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim:

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 10 -15 120-150

Jarinje 20-25 120-180

Mutivodë 05 – 10 180

Bernjak 05 – 10 20-30

Dheu i Bardhë 05 180

Vërmicë 03 – 05 15-25

Muçibabë 05 25

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.