Gazetari Milaim Zeka ka konfirmuar se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi janë konfrontuar fizikisht në debatin e Radio Televizionit të Kosvoës të Ridvan Berishës.
Zeka thotë se Tomë Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.
“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”
“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV’së kur po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thwnw Zeka