Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, Anthony Taylor.
Ky i fundit nuk akordoi një penallti në kohën shtesë, pasi lojtari spanjoll Marc Cucurella bllokoi një gjuajtje nga Jamal Musiala me dorën e tij të majtë.
Vendimi ka ngjallur shumë debate në botën sportive. Por ndihmëstrajneri gjerman, Sandro Wagner dhe pjesëtarë të tjerë të stafit gjerman nuk e ka pritur mirë këtë vendim.
Gazeta BILD shkruan se pas ndeshjes, ai ka shpërthyer drejt dhomës së zhveshjes së arbitrit.
Burimet thanë se në dhomën e zhveshjes, Wagner ka fyer me zë të lartë arbitrin Taylor. Ende nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë fjalët e përdorura nga Wagner.
Deri vonë, Wagner nuk ka bërë asnjë koment për këtë incident. Kurse arbitri britanik u largua nga stadiumi pa dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…