Psikologu dhe politikani shumëvjeçar serb Zharko Koraç ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Vuçiq “ka nderin” të jetë politikani i parë evropian në histori që vendosi kanibalizmin në jetën politike, ai këtë e tha për “Al Jazira” duke shtuar se më herët kanibalizmi n politikë përmendej vetëm në kontinentin afrikan, shkruan “Beta”.
“Mendoj se narrativi aktual i Vuçiq, që ka shkuar në kufij të padëgjuar, deri në atë pikë kur njerëzit jo që do të i besojnë por as nuk do ta dëgjojnë”, tha Koraç.
Koraç konsideron se me këtë narrativë, Vuçiq fillon të refuzojë edhe pasuesit më të devotshëm sepse “është e padurueshme të jetohet në një vend në të cilin ju shërbehen tregime se presidenti është i rrezikuar nga rivalët që janë kanibal”.
Ai u shpreh se nga momenti i ardhjes në pushtet, Vuçiq nisi krijimin e famës kinse është i rrezikuar.
“Me këtë dërgon porosi se ai është një trim gjigant që mbron Serbinë , se e ka një lloj misioni shpëtimin e Serbisë me çmim të jetës së vetë dhe se ai është luftëtari i vetëm për paqe edhe fat të njerëzve”.
Koraç nënvizoi se kjo nuk është normale dhe se gjëra të tilla nuk mund të shihen tek asnjë politikan tjetër evropian.
“Përpiquni të mendoni, sikur bie fjala Boris Xhonson që thotë se iu ka rrezikuar jeta, por ai prapë se prapë lufton për Britaninë, e pa imagjinuar”.
Sipas Koraç , në pyetje është këndvështrimi i politikës nga gjendja e luftës, në të cilin keni liderin politik, ushtarak, civil , shoqëror edhe ekonomik që lufton kundër armiqve të shumtë në numër dhe jeta e të cilit vazhdimisht është e rrezikuar.
“Vuçiq vetën e prezanton si hero antik”, tha ai.