Janë të huaj, nga India, Bangladeshi, Pakistani, të cilët kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri.
Nga katër puntëorë, në këtë kompani që prodhon kova për ekskavatorë, krahu i punës është dyfishuar.
“Të huajt ja kanë marrë dorën, me mbikëqyrjen tonë, rolin e ndihmësit e bëjnë shumë mirë, unë flas pak anglisht, por mbi të gjitha logjika, kuptohet radha e punës”, thotë Arben Marku, formen i ekipit të montimit.
Në fillim kur vijnë nga jashtë, është e vështirë të flasin të kuptohemi me mënyrën tonë të punës. sa i përket punës janë më të qetë të huajt i bëjnë dhe nuk ke pengesë”, u shpreh Mikel Feta, formen i makinerive.
Pagesa e lartë është arsyja e kryesore pse vijnë këtu. Nuk kanë asnjë shpenzim, pasi kompania që i punëson, i ofron akomodimin falas.
“Po punoj këtu prej 1 muaji. Erdha në Shqipëri sepse më duhen para. Jetoj në një apartament që e paguan kompania, do të qëndroj këtu, në të ardhmen planifikoj të marr familjen time këtu”, theksoi Harpreet Singh, ndihmës makinerie.
Kanwajeet ndodhet prej disa muajsh në Shqipëri. Nga një punëtor i thjeshtë, ia ka dalë të ngrihet në detyrë.
“Unë erdha para 6 muajsh këtu, e nisa si ndihmës, tani jam operator”, tha ai.
Të tjerë e shohin si trampolinë këtë punë.
“Në Indi jam diplomuar për elektricist, atje ka punë, por nuk të paguajnë, marrim sa për të mbijetuar, më duhen më shumë para, kam miq që do donin të vinin këtu, por duan të punojnë në profesionet e tyre. Edhe unë dua të punoj në profesionin tim, jo në saldim”, deklaroi Ashfak Ali Darvesh, operator makinerie prerëse.
Në mars të 2021, në Shqipëri, mbi 8,573 të huaj kanë ardhur për punësim. Ligji i ri, u ka lehtësuar pajisjen me leje pune.