Në një kohë kur presidenti Volodymyr Zelensky po zhvillon një tur në vendet e BE-së për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake për përballimin e ofensivës së Rusisë, sirenat e alarmit kanë shpërthyer në disa prej qyteteve të Ukrainës, mëngjesin e së premtes.
Një shi i vërtetë raketash është regjistruar në Kiev, Kharkiv dhe Zaporizhia, në një sulm ajror që nuk regjistrohej prej disa javësh në Ukrainë.
Sipas guvernatorit të Mykolaivit, objektivi i sulmeve ka qenë infrastruktura energjetike, ndërkohë që shton se më shumë se 40 raketa Calibur dhe X101 janë lëshuar.
Në kryeqytet, mijëra njerëz u strehuan menjëherë në vendstrehimi pas alarmit, i cili u tërhoq disa orë më vonë. Gatishmëria ishte e lartë dhe në qytetet Kharkov, Chernigov, Zhitomir, Nikolayev, Sumy, Poltava, Dnepropetrovsk e Kirovograd.