Një futbollist me ngjyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Këaku Siaë, ka rënë pre e talljeve raciste gjatë një emisioni të RTSH. Nuk dihet nëse për shkak të fokusit të gabuar mbi pigmentin e lëkurës së tij apo paisjeve difektoze elektronike, kur futbollisti u shfaq për tu intervistuar në emisionin “Super Gol”, figura e tij nuk arrinte të dallohej.
Në studio plasi e qeshura mes drejtueses Hygera Sako dhe 3 panelistëve Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola. Aq e rëndë u bë situata sa klubi i KF Burrelit u detyrua të reagojë në faqen e vet në Instagram, duke shkruar: “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaë, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.”
Kulmi në emision arriti kur pasi futbollisti nuk po arrinte të shquhej në ekran, i ftuar Gert Haxhiu, plasi batutën: “Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit na e zbuloi sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin”. Duke dashur të ndreqe aq sa mund të shpëtohej nga ky shpërthim i hapur racizmi drejtuesja Hygerta Sako u mundua të shpëtojë aq sa mund të shpëtohej, duke thënë se “e kishte fajin LED-i i RTSH-së”. Kjo e ka bërë edhe trajnerin e Burrelit, Samuel Nikaj të reagojë: “Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…