Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci ka reaguar pas pezullimit nga qeveria të taksës 5 euro për tiketa ngjitëse në vetura të qytetarëve.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar njoftimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për heqjen e kësaj takse, ndërsa i ka kërkuar të njëjtit dorëheqjen.
“Dorëheqje zotni! Ti nuk je aty për sy të zi, por me i lexu me kujdes të gjitha dokumentet. Kështu që dorëheqje!”