Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të saj, të mbajtur në Tiranë më 15 Nëntor 2021.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.
Me këtë rast, dy delegacionet shfaqën gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të SHP të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj si dhe anëtarë tjerë, bartës për planifikimin dhe implementimin e aktiviteteve të përcaktuara.