Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka hedhur kritika të ashpra ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Maralusha ka thënë se Thaçi ka pranuar idenë për ndarjen e Kosovës.
Ai i ka sugjeruar kryeministrit Albin Kurti, që t’ia bëjë me dije Thaçit se ai është një “shqipofil”.
Maralusha ka kërkuar që të dërguarit për dialogun me Serbinë nga SHBA-ja Richard Grenell, t’i tregohet se qëllimi i Serbisë, është zhdukja total e kombit shqiptar dhe përvetësimi i trojeve shqiptare.
Postimi I Maralushës në Facebook:
Qëndrimi i z. Grenellit ndaj Kosovës.
Muharrem Maralusha, një historian shqiptar nga Kosova, duhet me u ule më z. Grenell për një javë dhe me ia qit në tavolinë të gjitha msakrat dhe gjenocidin që serbët e kanë bërë mbi shqiptarët në Kosovë, duke filluar nga viti 1912.
Se z. Grrenelli nuk ka aspak dijeni se çka ka ndodhë në Ballkan dhe mbi tokat shqiptare.
z. Grenelli nuk e dinë apo nuk don ta dijë se qëllimi i Serbisë është zhdukja totale e Kombit Shqiptar dhe përvetësimi i tokave/trojeve shqiptare.
Albini dhe çdo intelektual në Kosovë dhe Shqipëri, duhet t’ia bëjnë me dije popullit se Hashim Thaçi vetëm një gjë e ka të përbashkët me kombin shqiptar, e kjo gjë është se ai është shqipofil (një person që e flet gjuhën shqipe, por nuk e ndien veten si shqiptar.)
Kërkoj falje prej atyre që nuk pajtohen me këtë postim timin. Por demokracia i ka disa të mira, që çdo person ka të drejtë ta ekspozojë e vendimin e vet.
I lutem lexuesve qe pajtohen me këtë postim/mendim timin, shpërndajeni sa më shumë se Hashim Thaçi ia shiti Kosovën Serbisë, duke i pranuar idetë e Grenellit.