Vazhdojnë dramat e Vuçiqit: Po përgatitet likuidimi i njerëzve tanë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar sot takimin që pritet ta ketë më 18 gusht në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut.

Duke folur për deklaratat e fundit të Kurtit të dhëna në mediat ndërkombëtare, Vuçiq ka thënë se po tentohet të bëhet presion ndaj Serbisë.

Vuçiq ka shkruar edhe më larg duke thënë se po përgatitet “likuidimi i njerëzve të tyre në veri”, transmeton Reporteri.net.

“Ata nuk kanë çfarë të mburren, kështu që shkojnë me trillime, përmendin Rusinë, madje Zakharova tha se ne nuk kemi kërkuar ndihmë, çfarë po shpikin tjetër, ne kemi vendin tonë dhe Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare në anën tonë. Po përgatisin likuidimet e njerëzve tanë në veri”, tha Vuçiq, siç shkruajnë mediat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.