Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkruar në Instagram të dielën për një takim që e ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por Vuçiq nuk e përmendi këtë çështje teksa foli për bisedën me Erdoganin.
Ai ka thënë se me Erdoganin kanë biseduar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon.
”Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruar ndër tjerash Vuçiq.
Po ashtu është folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë.