Në 24 orët e fundit ka pasur tituj të shumtë portalesh dhe reagime personazhesh të ndryshëm publikë të cilët duket se kanë nxitur një debat virtual mbi diskutimin që ka lindur mbi faktin nëse ka mungesë burrnie në Shqipëri apo jo, nëse lind gay apo bëhesh dhe a është kjo arsyeja përse një pjesë e grave shqiptare nuk janë martuar.
E ftuar në një studio televizive, sportistja Dorina Mema është shprehur gjatë bisedës se “meshkujt po i marrin fustanet femrave dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah”. Gjithashtu ka shprehur shqetësimin se “nëse të gjithë meshkujt bëhen gay, atëherë me kë do të martohen femrat?”, duke theksuar se duhet ruajtur institucioni i familjes. Pikërisht këto deklarata kanë nxitur reagime në rrjet dhe debati duket se ka marrë të tjera përmasa. Kjo temë është diskutuar dhe në emisionin “Rudina” ku dhe ka nxitur jo pak diskutime.
Sevim Arbana: Duhet ta konsiderojmë si pjesë të shoqërisë dhe është e pajustifikueshme që ne sot të përjashtojmë grupime të caktuara. Të qenit gay është shumë natyrale. Nëse do të flasim për sjelljet e meshkujve që sillen si gay edhe pse nuk janë, kjo është një temë tjetër, por lidhen dhe këto me zhvillimin social-kulturor. Maskilizmi shumë i egër në Shqipëri, burrat kanë qenë të tmerrshëm. Brezi i ri është krejtësisht ndryshe nga brezi i burrave të mëparshëm dhe kjo bën që gjeneratave të ndryshme të duken të çuditshme sjellja e meshkujve sot.
Lindita Pano: Dorina ka të drejtë. Ishte e guximshme sepse deklarata që bëri mund ta kishin vënë në telashe me komunitetin për të cilin foli sepse janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre deklaratave. E përgëzoj për guxim. Mendoj se ka të drejtë. Meshkujt shqiptarë tani kanë arritur në ekstremin tjetër, jo të gjithë janë ashtu.
Sevim Arbana: Është një përqindje më e vogël, më shumë femra.
Lindita Pano: Meshkujt ngelen meshkuj. Një femër nuk ka nevojë për një femër tjetër në krah, si bashkëshort ka nevojë për një mashkull.
Dario Doka: Kush është një mashkull i fortë?
Lindita Pano: Një që mban përgjegjësi…
Dario Doka: Kush quhet burrë, një mashkull i egër? Dario: Një mashkull që është gay duhet ta pranojë…
Rudina Magjistari: Si konceptohet ky ndryshim i kursit?
Lindita Pano: Mendoj se është një lloj frike nga përgjegjësia për të rritur familjen dhe fëmijët për të pasur përgjegjësinë e tyre. Të jesh gay nuk është e lindur. Kur lind në maternitet, mjekët thonë lindi një fëmijë.