Ky është i arrestuari i katërt për tentim grabitjen në Prizren

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin e katërt për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren që ndodhi mbrëmjes e së hënës. Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua sot gjatë një bastisje është Adnan Arifovic, 24-vjeçar.

24-vjeçari Arifovic bashkë me Leotrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun dyshohet se tentuan ta grabisnin argjendarinë në Prizren, ku plagosën babë e bir, pronarë të lokalit.

Në pamjet ekskluzive të publikuara nga Sinjali, shihen tre të dyshuarit teksa tentojnë ta kryejnë grabitjen, plagosin Orhan dhe Ismet Kasemin.

Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku janë dërguar në paraburgim si të dyshuar se kanë kryer këto vepra penale: grabitja në tentativë,

shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ,
grabitja,
sulmi ndaj personit zyrtar,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe
asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Ndërsa Ruzhdi Fejzullahut i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.